Është arrestuar personi i cili ka gjuajtur me armë në Çair të Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme të RMV-së njofton se me datë 30.03.2025 rreth orës 08:00 është raportuar në polici se në rrugën “Cvetan Dimov” në lagjen Çair nga automjeti i tipit “Audi A3” me targa të Shkupit i cili ka qenë në lëvizje është gjuajtur me armë në ajër, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit policorë e kanë siguruar vendin […]


Ministria e Punëve të Brendshme të RMV-së njofton se me datë 30.03.2025 rreth orës 08:00 është raportuar në polici se në rrugën “Cvetan Dimov” në lagjen Çair nga automjeti i tipit “Audi A3” me targa të Shkupit i cili ka qenë në lëvizje është gjuajtur me armë në ajër, transmeton Portalb.mk.
“Punonjësit policorë e kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pesë gëzhoja pistolete me gaz, ndërsa pas marrjes së masave është gjetur edhe A.D.(23) nga Shkupi, drejtuesi i automjetit. Me të është zhvilluar bisedë policore, gjatë së cilës ai ka shpjeguar se ka qëlluar nga një pistoletë me gaz “Zoraki”, e cila ndodhej në shtëpinë e tij në zonën e Çairit. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, arma është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës.” kumtoi MPB.