Është ngritur aktakuzë për vrasjen afër qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup që ndodhi në verë
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale – Vrasja nga neni 123 paragrafi 2 pika 4, Vrasja nga neni 123 paragrafi 2 pika 8, si dhe veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese […]
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale – Vrasja nga neni 123 paragrafi 2 pika 4, Vrasja nga neni 123 paragrafi 2 pika 8, si dhe veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më 20 gusht, prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për të përfituar, ka vrarë të dëmtuarin Vasil Eftimov me armë, pas së cilës me armë e ka kanosur bashkëshorten dhe ia ka marrë çantën të cilën ajo e mbante në sup dhe një shportë me ngjyra të ndryshme e mbuluar me mbulesë tende me mjete të ndryshme dore, të cilat të dëmtuarit i kishin në automjet”, thonë nga Prokuroria.
Më pas ai është arratisur drejt Gazi Babës me një makinë me targa belge. Më vonë po të njëjtën ditë, kur zyrtarët policorë e kanë përgjuar të pandehurin së bashku me një person tjetër në një veturë në rrugën “Stojna Stefkova” në Shkup, ai ka dalë nga dera e pasagjerit dhe ka gjuajtur 3 plumba në drejtim të katër policëve në tentim për t’i vrarë.
“Punonjësit e policisë në vetëmbrojtje dhe për ta paralajmëruar kanë qëlluar me armët e tyre të shërbimit disa herë në ajër dhe kanë mundur ta mposhtin të pandehurin, pas së cilës ai ka hedhur armën dhe është arrestuar. I pandehuri do të përgjigjet edhe për armëmbajtje pa leje me të cilën ka kryer veprën penale – pistoletë gjysmë automatike e markës “GLOK 17”, pa numër serie, kalibër 9mm, të cilën e posedonte pa leje”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik ka dorëzuar edhe propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin.
Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e 20 gushtit, kur trupi i pajetë i viktimës u gjet në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit.
Tashmë i ndjeri, thuhej se ndodhej aty për të kryer punët private. Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit qëlluan viktimën, morën sende nga makina e tij.