Është privuar nga liria një vozitës, i cili nën efektin e alkoolit mbrëmë në Shkup ka goditur një këmbësor

Me datë 02.03.2025 rreth orës 00:15 në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Shën. Kiril dhe Metodi” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.N. (48) nga Gostivari ka goditur B.L. (25) nga Manastiri. Me automjetin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore B.L. është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë […]

Mars 2, 2025 - 12:00
 0  4
Është privuar nga liria një vozitës, i cili nën efektin e alkoolit mbrëmë në Shkup ka goditur një këmbësor
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Me datë 02.03.2025 rreth orës 00:15 në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Shën. Kiril dhe Metodi” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.N. (48) nga Gostivari ka goditur B.L. (25) nga Manastiri. Me automjetin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore B.L. është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka plagë të rënda, transmeton Portalb.mk.

“N.N. i është bërë testi i alkoolit dhe është konstatuar se veturën e ka drejtuar nën ndikimin e 1.35 ppm alkool, pas së cilës me urdhër të prokurorit publik i është hequr liria, ndërsa vetura “Mercedes” është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të rastit, SPB Shkup do të bëjë kallëzim penal përkatës”, njoftuan nga MPB.