RMV, padi ndaj drejtoreshës së shkollës pasi dyshohet se kundërligjshëm mori rreth 5 mijë euro

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj 54 vjeçares nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke përfituar rreth 5 mijë euro, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 54 vjeçares S.R. nga Novo Sella në Strumicë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, […]

Mars 4, 2025 - 01:00
 0  4
RMV, padi ndaj drejtoreshës së shkollës pasi dyshohet se kundërligjshëm mori rreth 5 mijë euro
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj 54 vjeçares nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke përfituar rreth 5 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 54 vjeçares S.R. nga Novo Sella në Strumicë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, raportoi MPB-ja

Ajo dyshohet se kundërligjshëm gjatë vitit 2023 dhe 2024 ka emëruar veten mentor për asistentët arsimor, duke marrë 10 përqind e pagës së tyre bruto.

“Ka përvetësuar kundërligjshëm pasuri në vlerë prej 147 456 denarë në vitin 2023 dhe 155 904 denarë në vitin 2024”, raportoi MPB-ja.