Është rihapur për qarkullim vendkalimi kufitar “Bogorodicë”
Vendkalimi kufitar “Bogorodicë” është rihapur dhe funksionon normalisht, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) . Kalimi është mbyllur përkohësisht sot për shkak të zjarrit në anën greke të kufirit. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 39 zjarrfikëse me dy ekipe këmbësorie, 12 automjete dhe një helikopter. Deri në normalizimin e qarkullimit në vendkalimin kufitar […]
Vendkalimi kufitar “Bogorodicë” është rihapur dhe funksionon normalisht, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) . Kalimi është mbyllur përkohësisht sot për shkak të zjarrit në anën greke të kufirit. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 39 zjarrfikëse me dy ekipe këmbësorie, 12 automjete dhe një helikopter.
Deri në normalizimin e qarkullimit në vendkalimin kufitar Bogorodicë – Evzoni automjetet janë devijuar në vendkalimin kufitar “Dojran”. Në kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore vërehej se në dalje të shtetit ndodhen tre rreshta të automjeteve që presin në dalje të shtetit dhe nuk lëvizin.