Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë

Familja e Diogo Jotas ka bërë një dalje të shkurtër për media përpara ceremonisë mortore të sulmuesit të Liverpoolit, i cili u nda tragjikisht nga jeta të enjten në një aksident me makinë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva. Sipas hetimeve paraprake nga Guardia Civil spanjolle, makina e tyre pësoi një shpërthim gome […]

Korrik 5, 2025 - 19:30
 0  8
Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë

Familja e Diogo Jotas ka bërë një dalje të shkurtër për media përpara ceremonisë mortore të sulmuesit të Liverpoolit, i cili u nda tragjikisht nga jeta të enjten në një aksident me makinë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Sipas hetimeve paraprake nga Guardia Civil spanjolle, makina e tyre pësoi një shpërthim gome gjatë një parakalimi pranë qytetit Zamora, duke dalë nga rruga e më pas marrë flakë. Të dy vëllezërit humbën jetën në vendngjarje.

Funerali i tyre u mbajt të shtunën në mëngjes në qytetin e lindjes, Gondomar, Portugali. Ceremonia u përshkua nga emocione të thella dhe pjesëmarrje e madhe e publikut.

Një delegacion i Liverpoolit, i kryesuar nga trajneri Arne Slot, kapiteni Virgil van Dijk dhe Andy Robertson, ishte i pranishëm për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy futbollistëve.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish-shokë të ekipit si Fabinho, Thiago dhe Henderson, përfaqësues të kombëtares portugeze dhe trajneri Roberto Martinez.

Përpara fillimit të shërbesës, familja e Jotas publikoi një deklaratë ku shprehën dëshirën që ceremonia të mbahej në mënyrë private, pavarësisht interesimit të madh të publikut dhe medias.

Për të përballuar pjesëmarrjen e madhe, një zonë e veçantë u krijua jashtë kishës me altoparlantë për ta ndjekur ceremoninë, ndërsa qindra qytetarë vazhduan të shprehnin respektin e tyre edhe gjatë të premtes në një përkujtimore intensive.

Funerali i Jotas dhe vëllait të tij shënoi një moment të dhimbshëm jo vetëm për futbollin portugez, por për gjithë botën e sportit.