Zeqirja Ibrahimi godet ashpër BDI-në: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr” – kush po i vë flakën vendit?

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka reaguar pas zjarreve të dyshimta që përfshinë rajonin e Shkupit ditët e fundit. Ai ka lënë të kuptohet se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë struktura The post Zeqirja Ibrahimi godet ashpër BDI-në: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr” – kush po i vë flakën vendit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 13, 2025 - 00:00
 0  1
Zeqirja Ibrahimi godet ashpër BDI-në: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr” – kush po i vë flakën vendit?

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka reaguar pas zjarreve të dyshimta që përfshinë rajonin e Shkupit ditët e fundit. Ai ka lënë të kuptohet se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë struktura politike që synojnë të inskenojnë kriza për të përfituar politikisht.

“Aty ku ka tym, ka edhe zjarr,” ka thënë Ibrahimi, duke aluduar se informacionet për përfshirjen e eksponentëve të BDI-së në këto zjarre nuk janë të reja. “Kanë qarkulluar informacione qysh më parë se BDI-ja, në mungesë të shpresës për t’u kthyer në pushtet, do të inskenojë incidente që t’i përdorë për ta legjitimuar atë që ajo e quan kauzë politike, ndërsa emrin e vërtetë e ka nongrata, kazino, korrupsion e krim.”

Ai shtoi se një kryetar i një dege të kësaj partie në Shkup po dyshohet se është pjesëmarrës në zjarrvëniet që kanë shkaktuar dëme të mëdha në natyrë, prona private dhe biznese. “Edhe fakti që koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie reagon me ‘mizën nën kapuç’ flet se aty ku ka tym, ka edhe zjarr.”

Duke theksuar se do të respektohet prezumimi i pafajësisë, Ibrahimi paralajmëron pasoja të rënda politike nëse akuzat vërtetohen. “Nëse del se kemi pasur të drejtë, ky nuk do të jetë vetëm fundi i jetës politike për ata që janë të përfshirë në këta skenarë, por edhe fundi i një partie të ndërtuar me mjete të këtilla dhe i një politike antishqiptare e antiqytetare.”

Ibrahimi përmbylli reagimin e tij me një paralajmërim simbolik për liderin e BDI-së: “Ky do të jetë edhe fundi i një lideri që hyri në skenë si çlirimtar, ndërsa mund të përfundojë duke e ruajtur vetëm prapashtesën e këtij emri, por me rrënjë të fjalës që as Esat Pashë Toptani nuk e dëshironte si përshkrim për veten e tij.”

The post Zeqirja Ibrahimi godet ashpër BDI-në: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr” – kush po i vë flakën vendit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .