Komandant Hoxha për incidentin me Danella Arsovskën: Ajo provokoi, tani sillet si viktimë!

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha i UÇK-së, ka komentuar incidentin e fundit të ndodhur mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, dhe një qytetari të cilin e akuzoi publikisht The post Komandant Hoxha për incidentin me Danella Arsovskën: Ajo provokoi, tani sillet si viktimë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 13, 2025 - 00:00
 0  3
Komandant Hoxha për incidentin me Danella Arsovskën: Ajo provokoi, tani sillet si viktimë!

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha i UÇK-së, ka komentuar incidentin e fundit të ndodhur mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, dhe një qytetari të cilin e akuzoi publikisht për agresion verbal dhe kërcënim. Sipas Shaqirit, incidenti është inskenuar nga vetë Arsovska, e cila po mundohet të paraqitet si viktimë në media.

“Çfarë do të thotë të jetosh me intrigat e mediave në ditët e sotme!”, shkruan Shaqiri në një postim në rrjete sociale, ku jep versionin e tij për atë që ka ndodhur.

Ai thotë se personi në fjalë ishte larguar më parë nga puna në Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimi” në Shkup me urdhër të vetë kryetares së Komunës dhe bashkëpunëtorit të saj. “E sot, ajo shkon para derës së shtëpisë së tij, bën foto, provokon me fjalë, dhe në video duket qartë që e godet me këmbë. Djali, pa e kuptuar mirë se çfarë po ndodh, reagon me disa sharje të momentit – si pasojë e provokimit të ulët,” shkruan Shaqiri.

Ai kritikon ashpër edhe mediat, të cilat sipas tij po e manipulojnë opinionin publik: “Askush nga këto media ‘të pavarura’ nuk e përmend faktin pse ky djalë u largua nga puna dhe çfarë kërkonte Danella para derës së tij, në lagjen e tij!”

Sipas Komandant Hoxhës, mediat kanë shpërndarë informacione të njëanshme, duke sulmuar edhe vëllain e të përfshirëve në ngjarje, pa e ditur fare se çfarë ka ndodhur.

“Hajmedet, në çfarë kohe po jetojmë!”, përfundon reagimin e tij Shaqiri.

The post Komandant Hoxha për incidentin me Danella Arsovskën: Ajo provokoi, tani sillet si viktimë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .