Familjarë e bashkëqytetarë po u japin lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
Kortezhi i viktimave nga Koçani u është afruar varrezave të qytetit. Kortezhi drejtohej nga të rinj që mbanin fotot e disa prej atyre që humbën jetën nga zjarri. Në mesin The post Familjarë e bashkëqytetarë po u japin lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kortezhi i viktimave nga Koçani u është afruar varrezave të qytetit. Kortezhi drejtohej nga të rinj që mbanin fotot e disa prej atyre që humbën jetën nga zjarri. Në mesin e 59 viktimave që përcillen sot, 6 janë të mitur, njoftoi Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
Pas tyre shkojnë automjetet e varrimit me trupat e të vdekurve.
Të gjitha rrugët e Koçanit janë mbushur plot me njerëz që po shkojnë drejt varrezave të qytetit për t’i dhënë nderimet e fundit të të vdekurve. Ata mbajnë lule në duar, me vështrim të heshtur, me lot në sy.
Ka prani të shtuar të policisë për sigurimin e ngjarjes.
Deri më tani, gjithçka po shkon mirë, në rregull. Shumica e ekipeve të mediave janë në rrugën kryesore nga ku mund të filmonin kortezhin, por më poshtë, siç edhe bënë thirrje autoritetet, nuk ka pothuajse asnjë ekip gazetarësh pranë varrezave.
The post Familjarë e bashkëqytetarë po u japin lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .