Faton Hajrizi lidhet LIVE në emision, i qet kusht shtetit për t’u kthyer nga arratia
I arratisuri për të nëntën herë,Faton Hajrizi, është lidhur LIVE në emisionin Debat Plus, ku i ka vënë kusht shtetit për t’u kthyer nga arratia. Hajrizi ka thënë se kërkon garanci që nëse kthehet nuk do ta maltretojnë dhe ta dërgojnë në qeli, shkruan Reporteri.net. Ai tha se nuk ndodhet në Kosovë dhe se ditën […]
I arratisuri për të nëntën herë,Faton Hajrizi, është lidhur LIVE në emisionin Debat Plus, ku i ka vënë kusht shtetit për t’u kthyer nga arratia.
Hajrizi ka thënë se kërkon garanci që nëse kthehet nuk do ta maltretojnë dhe ta dërgojnë në qeli, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se nuk ndodhet në Kosovë dhe se ditën e arratisjes është nisur për në shtetet evropiane.
“Unë e du një garanci prej dikujna që nuk më maltretojnë, nuk më mbajnë nëpër qelia qysh më kanë arrest tjera herë e më kanë mbajtë nëpër qelia, më kanë rreh, më kanë maltretu”, ka thënë Hajrizi.
Nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë prej ku u arratis, Hajrizi tha se ka pasur “maltretimet më të mëdha”.
“Në Smrekonicë i kam pas maltretimet më të mëdhaja, provokimet më të mëdhaja, tana i kom pas. Kërkujt si kom ba kurgjë, edhe kërkujt si kom ba kurgjë në burg….Ata më kanë provokue ose me më çu në Dyz ose Dubravë “, ka thënë Hajrizi.