Faton Peci premton ndryshim për lagjen “Tuneli i Parë”: 4 vite pritje, 0 investime – këtë do ta kthejmë në histori

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka reaguar lidhur me gjendjen në lagjen “Tuneli i Parë”, duke e cilësuar atë si shembull të neglizhencës së qeverisjes aktuale. “4 vite pritje, 0 investime! Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur

shtator 23, 2025 - 22:30
 0
Faton Peci premton ndryshim për lagjen “Tuneli i Parë”: 4 vite pritje, 0 investime – këtë do ta kthejmë në histori
Faton Peci premton ndryshim për lagjen “Tuneli i Parë”: 4 vite pritje, 0 investime – këtë do ta kthejmë në histori

Faton Peci premton ndryshim për lagjen “Tuneli i Parë”: 4 vite pritje, 0 investime – këtë do ta kthejmë në histori

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka reaguar lidhur me gjendjen në lagjen “Tuneli i Parë”, duke e cilësuar atë si shembull të neglizhencës së qeverisjes aktuale.

“4 vite pritje, 0 investime! Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura”, ka thënë Peci.

Ai ka paraqitur planin e tij për ndryshime konkrete në këtë lagje, duke premtuar:
???? Renovimin e banesave të vjetra,
???? Largimin dhe menaxhimin e mbeturinave,
⚫ Rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza,
???? Kujdes të vazhdueshëm për hapësirat e gjelbra,
???? Transportin përmes ndërmarrjes së Trafikut Urban,
???? Rregullimin e stacioneve të pritjes.

“Mitrovica do të ndryshojë dhe këtë bashkë do ta bëjmë realitet”, ka shtuar kandidati i LVV-së.