Fazliu: Rexhail Qerimi vdiq në burg derisa Grubi lidhte krushqi me Mijallkovin e Gruevskin
Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, në një intervistë për Alsat, ka thënë se Grubi është marrë me Mijallkovin dhe Gruevskin, derisa shqiptarët e pafajshëm si Rexhail Qerimi kanë vdekur burgjeve. “E kemi pas rastin e Rexhail Qerimit që ndërroi jetë në burg duke qenë i pafajshëm, kemi rastin e Agim Islamit, Burhan Nuhiut nga Poroji, […]
Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, në një intervistë për Alsat, ka thënë se Grubi është marrë me Mijallkovin dhe Gruevskin, derisa shqiptarët e pafajshëm si Rexhail Qerimi kanë vdekur burgjeve.
“E kemi pas rastin e Rexhail Qerimit që ndërroi jetë në burg duke qenë i pafajshëm, kemi rastin e Agim Islamit, Burhan Nuhiut nga Poroji, rastin “Monstra”, “Sopoti” dhe shumë raste tjera. Duke i pas këto raste të tilla ti mos të kesh ndjenjë njerëzore që të merresh me këto çështje për çka je i legjitimuar, pra t’i mbrosh shqiptarët dhe të shkosh e të bësh krushqi, të bësh organizatë kriminale me Gruevskin e Mijallkovin për interesa të ulëta personale… “, tha Fazliu.