Ferizaj: Burri e ndjek ish-gruan me veturë dhe e për’plas, ajo përfundon në QKUK

Një grua ka përfunduar në QKUK, pasi u godit me veturë nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari, Sh. R, 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Ferizaj. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

shkurt 17, 2025 - 17:00
 0  4
Ferizaj: Burri e ndjek ish-gruan me veturë dhe e për’plas, ajo përfundon në QKUK
ferizaj:-burri-e-ndjek-ish-gruan-me-veture-dhe-e-per’plas,-ajo-perfundon-ne-qkuk

ferizaj:-burri-e-ndjek-ish-gruan-me-veture-dhe-e-per’plas,-ajo-perfundon-ne-qkuk

Një grua ka përfunduar në QKUK, pasi u godit me veturë nga ish-bashkëshorti i saj.

I dyshuari, Sh. R, 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Ferizaj.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor fillestar në Ferizaj ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë”, deklaroi ai.

Sipas Veselit, në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit dhe krimteknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e automjeteve dhe ato janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit”, deklaroi ai për Klankosova.