Fero reagon ashpër, thotë se Sunny Hill është festival i kokainës

Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka hedhur kritika ndaj Sunny Hill Festival. Ai e ka quajtur atë si festival të kokainës, shkruan Gazeta Insajderi. Ditë më parë, organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, ka folur rreth këtij koncerti si dhe për rininë e Kosovës, duke treguar se nuk ka pasur ndonjëherë incidente dhe […]

Korrik 31, 2024 - 01:30
 0  6
Fero reagon ashpër, thotë se Sunny Hill është festival i kokainës

Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka hedhur kritika ndaj Sunny Hill Festival.

Ai e ka quajtur atë si festival të kokainës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ditë më parë, organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, ka folur rreth këtij koncerti si dhe për rininë e Kosovës, duke treguar se nuk ka pasur ndonjëherë incidente dhe se gjithçka ka shkuar mirë.

E intervistën e tij e ka shpërndarë Fero.

“Tha është mburrje e të gjithë atyre prindërve që fëmijët e tyre vijnë në festival. Festival i ekstaza, MDMA e kokainës etj”, ka shkruar ai.

Fero që një vit është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame.