Një i vdekur, evakuime dhe shtëpi të djegura për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një deponi në Dojran, i cili më pas është përhapur dhe ka përfshirë tri shtëpi, ka njoftuar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk. Angelov informoi, se është duke u bërë evakuimi i popullatës lokale dhe deri më tani nuk ka persona të […]

Korrik 31, 2024 - 00:30
 0  5
Një i vdekur, evakuime dhe shtëpi të djegura për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
Zjarr në një fshat të Shën Nikollës. Foto pritscreen nga video e QMK-së

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një deponi në Dojran, i cili më pas është përhapur dhe ka përfshirë tri shtëpi, ka njoftuar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk.

Angelov informoi, se është duke u bërë evakuimi i popullatës lokale dhe deri më tani nuk ka persona të lënduar.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “Pyjeve Kombëtare”, Kire Mihailov, ka kërkuar nga zjarrfikësit Gjevgjelia, Valandova dhe Bogdanci që të ndihmojnë në luftimin e zjarrit që është afër fshatit Nikoliq.

Mihailov thotë, se deponia ishte e mbyllur kur iu vu zjarri dhe nuk kishte roje. Për këtë arsye, ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësëve nuk kanë mundur të hyjnë menjëherë në vendgrumbullim dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit fillestar në vendin e quajtur Karabalia. Ai shton, se për shkak të erës, zjarri po i afrohet Dojranit të Vjetër, dhe është jashtë kontrollit.

Mihailov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari i Komunës së Dojranit Ango Angov, për shkak se deponia ishte e mbyllur dhe pa roje.

Duhet’i japim fund kësaj katastrofe, duhet të japë përgjegjësi çdo person që ka bërë diçka, në kundërshtim me ligjin ose nuk kanë bërë diçka, por që ishte në detyrë sipas funskisonit të tij. Një njeri na ndërroi jetë dje, kemi të lënduar, janë prekur zona të banuara, dhe nuk do të ketë vend për këto lloj papërgjegjësie”, tha Mihailov.

Po ashtu, dje për shkak të zjarrit të madh që ka rënë në afërsi të fshatit Nemanjici të Shën Nikollës, i cili ka shkatërruar një pjesë të shtëpive, humbi jetën një person.

Zjarri madh që po ashtu ka rënë dje në afërsi të fshatit Nemanjici të Shën Nikollës ka shkatërruar një pjesë të shtëpive, një person ka humbur jetën, ndërsa një numër i madh i banorëve është dashur të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga zjarri. Disa prej tyre nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Megjithatë, zjarrfikësit dhe policia shkuan shtëpi më shtëpi për të kontrolluar se ku ndodheshin njerëzit dhe për të nxjerrë ata që kishin mbetur pas.

“Jeta e njerëzve ishte në rrezik, dhe disa banorë nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre edhe pse zjarri ishte shumë afër… Thjesht, nga zjarrfikësit janë kontrolluar edhe disa nga shtëpitë e rrezikuara nga zjarri, që ndonjë banorë të mos ketë mbetur rastësisht… E kanë pasur të vështirë të largohen nga shtëpitë e tyre”, thanë mëngjesin e sotëm nga QMK.

Zjarri në Shën Nikollë është ende aktiv, sot përveç zjarrfikësve nga toka do ta shuajnë edhe një helikopter dhe tre ajrotraktorë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.