Festat e Nëntorit, Kusari-Lila fton qytetarët ta shijojnë atmosferën në “Pallatin e Kulturës” në Gjakovë
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë mbrëmë në një koncert të zhvilluar në Gjakovë në kuadër të festave të Nëntorit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kusari-Lila fton qytetarët të jenë pjesë e këtij koncerti edhe edhe në netët e ardhshme për ta shijuar ngrohtësinë, argëtimin dhe atmosferën festive
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë mbrëmë në një koncert të zhvilluar në Gjakovë në kuadër të festave të Nëntorit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kusari-Lila fton qytetarët të jenë pjesë e këtij koncerti edhe edhe në netët e ardhshme për ta shijuar ngrohtësinë, argëtimin dhe atmosferën festive, njofton Klankosova.tv.
“Koncert i mrekullueshëm mbrëmë në Gjakovë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, si pjesë e organizimeve për @ditetenentorit nga Fondacioni për Gjakovën. Në një atmosferë të ngrohtë dhe me një performancë të shkëlqyer të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, publiku nga mbarë Kosova ndjeu frymën e festave të Nëntorit. Kjo festë do të vazhdojë në Gjakovën e kuqe edhe në netët e ardhshme, më 27, 28, 29 dhe 30 Nëntor. Mos e humbni mundësinë të festoni dhe të shijoni ngrohtësinë, argëtimin dhe atmosferën festive, së bashku me mikpritjen e mrekullueshme Gjakovare”, ka shkruar deputetja.