Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës

Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe, në masë të madhe, është përgjegjëse për gjithë situatën në veri. Në një intervistë për ‘Lajmet e Fundit, në RTK-në, Biserko tha se pas veprimeve të ish-kreut të kësaj partie Milan Radojiçiq, ky subjekt nuk ka besueshmëri për mbrojtjen

dhjetor 26, 2024 - 01:00
 0  6
Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës
biserko:-lista-serbe-eshte-pergjegjese-per-situaten-ne-veri-te-kosoves

biserko:-lista-serbe-eshte-pergjegjese-per-situaten-ne-veri-te-kosoves

Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe, në masë të madhe, është përgjegjëse për gjithë situatën në veri.

Në një intervistë për ‘Lajmet e Fundit, në RTK-në, Biserko tha se pas veprimeve të ish-kreut të kësaj partie Milan Radojiçiq, ky subjekt nuk ka besueshmëri për mbrojtjen dhe përfaqësimin e serbëve në Kosovë.

Madje ajo shpreh habinë se si është e mundur që Bashkësia Ndërkombëtare ta mbështesë këtë subjekt politik, i cili ka qëllim vetëm ta pengojë Qeverinë e Kosovës.

“Lista Serbe është përgjegjëse në masë të madhe për situatën në veri. Kjo Listë është financuar edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk ka bë asgjë. Pjesëmarrësit e Banjskës kanë ikur në Serbi, bashkë me Radojçiqin, kreu i saj është diskredituar, ose shumica e sajë. Së paku kështu më kanë thënë ata me të cilët kam biseduar, sepse verës isha atje nuk kanë më besim te ata”, tha Biserko, për RTK.

Ajo thotë se problemi është se Beogradi vazhdon të insiston që këta të marrinë pjesë në zgjedhje e në këtë mënyrë të përpiqet t’i ndalë ato grupe, ato parti serbe që duan të marrin pjesë në zgjedhje dhe e pranojnë shtetin e Kosovës.

“Pra është një përpjekje për ta penguar qeverinë e Kosovës dhe ata që duanë të jetojnë në Kosovë dhe ky është një lloj manipulimi nga ana e Beogradit, manipulim që Perëndimi vazhdon ta mbështes”, tha pos tjerash Biserko.

Ajo foli edhe për protestat në Beograd, të cilët qytetarët kanë shprehur masivisht pakënaqësitë e tyre, për situatën socio politike në vend, e ajo më masive ishte një ditë më parë, ku besohet se morën pjesë 100 mijë protestues.

“Protestat vinë si pasojë e disa ngjarjeve shumë tragjike në Novi Sad, ku 15 qytetarë kanë vdekur dhe pas kësaj ka shpërthyer një pakënaqësi, por që është shumë unike dhe dallon nga protestat e më parme. Janë diçka e re, një risi në jetën politike sociale, por që paraqet një pakënaqësi të akumuluar. Ata kërkojnë hollësi se si ndodhi ngjarja atje“, tha Biserko.

Sipas saj, asnjë nga kërkesat e studentëve nuk ka marrë përgjigje dhe përkundër. presidenti Vuçiq ka vepruar në një mënyrë kërcënuese, por që pas rritjes së numrit të protestuesve, sikur ka filluar të paraqet disa dokumente, por jo të plota. Sipas saj, protesta masove nuk do të ndalet me kaq. Ajo si zgjedhje të kësaj situate i sheh zgjedhjet e parakohshme dhe formimin e një qeverie kalimtare në Serbi.