Festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë” do të mbahet prej 22 deri 26 gusht, janë shpalosur tre fituesit
Me moton “Prekja e bukurisë”, ngjarja kulturore tradicionale “Mbrëmjet strugane të poezisë”, do të zhvillohen prej 22 deri më 26 gusht në Strugë, transmeton Portalb.mk. “Ne festival do të marrin mbi 25 poet të huaj dhe një numër i madh i poetëve vendas. Sipas traditës, zjarri i festivalit do të ndizet në hapjen solemne para […]
Me moton “Prekja e bukurisë”, ngjarja kulturore tradicionale “Mbrëmjet strugane të poezisë”, do të zhvillohen prej 22 deri më 26 gusht në Strugë, transmeton Portalb.mk.
“Ne festival do të marrin mbi 25 poet të huaj dhe një numër i madh i poetëve vendas. Sipas traditës, zjarri i festivalit do të ndizet në hapjen solemne para Qendrës për kulturë “Vëllezëri Miladinov”, e njohur edhe si Shtëpia e poezisë”, njoftojnë nga Ministria për Kulturë.
Ky është edicioni i 63-të i këtij festivali ndërkombëtar të poezisë. Ky edicion do të përmbyllet me recitim tradicional të “Meridianit” në Urën e poezisë, ku do të jepen edhe çmimet “Kurora e artë”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Urat e Strugës” dhe “Struga e re”.
Laureati i “Kurorës së artë” për këtë edicion do të jetë poeti Francez Zhan Pjer – Simeon, çmimi “Urat e Strugës” do të jepet për poeten gjermane Katrin Pic, ndërsa çmimi “Struga e re” do të ndahet për Filipa Sara Popovën.
Ministria për Kulturë sqaroi që fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinovci” do të shpaloset në fillim të muajit gusht.
Ndryshe, më 23 gusht të vitit 2023, poeti maqedonas Vllada Urosheviq edhe solemnisht u bë laureat i përvitshëm dhe fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet strugane të poezisë.
Fitues i çmimit “Urat e Strugës”, për veprën më të mirë debutuese për vitin 2023, është Gavin Bradli nga Irlanda e Veriut. Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” iu dorëzua Dimitar Bashevskit.