Protestë e paralajmëruar për nesër në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar protestë për të shtunën në lidhje me arrestimin e fundit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arrestimi ishte kryer gjatë kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, nesër me fillim prej ora […]

Korrik 20, 2024 - 01:30
 0  5
Protestë e paralajmëruar për nesër në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Foto: Suad Bajrami

Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar protestë për të shtunën në lidhje me arrestimin e fundit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arrestimi ishte kryer gjatë kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, nesër me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojmë për arrestimin e bashkëluftëtarit tonë Blerim Ramadani”, thuhet në njoftimin për media.

Ata kanë sqaruar që kërkesa e vetme është lirimi i menjëhershëm i bashkëluftëtarit.

Ndryshe, Blerim Ramadani është arrestuar më 17 korrik nga autoritet policore në pikën kufitare gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Arrestimi është bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia në lidhje me akuzat për krime lufte.

Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin.