Fetai ia numëron rastet e montuara Ahmetit: Askush si ju s’i poshtëroi shqiptarët!

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër Ali Ahmeti na paska bërë thirrje ta lëshojmë qeverinë dhe të bëhemi bashkë me të për ta ndalur gjoja poshtërim që po u bëhet shqiptarëve.   Jo ore zotëri, shqiptarët nuk ndjehën të poshtëruar sepse ju jeni larguar. Ata ju larguan me votë dhe sot ndjehen të çliruar nga presionet dhe […]

tetor 4, 2024 - 18:00
 0  5
Fetai ia numëron rastet e montuara Ahmetit: Askush si ju s’i poshtëroi shqiptarët!

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër

Ali Ahmeti na paska bërë thirrje ta lëshojmë qeverinë dhe të bëhemi bashkë me të për ta ndalur gjoja poshtërim që po u bëhet shqiptarëve.

 

Jo ore zotëri, shqiptarët nuk ndjehën të poshtëruar sepse ju jeni larguar. Ata ju larguan me votë dhe sot ndjehen të çliruar nga presionet dhe shantazhet e juaja.

 

Poshtërimin e nëpërkëmbjen, shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre nën qeverisjen tuaj 22 vjeçare që do mbahet mend si periudha më e errët e tranzicionit. Ajo kohë nuk do kthehet më kurrë.

 

Sa për t’ju freskuar memorien, ja palmaresi i juaj i poshtërimit të shqiptarëve:

 

❌Rasti Sopoti

❌Rasti Monstra

❌Vrasja e Harun Aliut me shokë

❌Vrasja e Nuri Mazarit – Komandant Struga

❌Rasti Alfa

❌Rasti i Almirit

❌Lagja e Trimave

❌Vrasja e komandant Shqiponjës

❌Burgosja e Fetah Alimit

❌Sulmi terrorist i 27 prillit kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve

❌Arratisja e Nikolla Gruevskit përmes Zajazit

❌Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së

❌Ligji për “Branitellat”

❌Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së

❌Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin

❌Fushatë të përbashkët me kriminelin e luftës Lube Boshkovskin

❌Enciklopedia që ofendoi shqiptarët

❌Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.

❌Shkupi 2014

❌Car Dushani

❌Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë

❌Kisha në Kala të Shkupit

❌Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash

❌Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve

❌Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë

❌Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët

❌Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar

❌Republika Ilinditase e Artan Grubit

❌Sharja e 700 mijë nënave shqiptare

❌ Llotaria dhe licensat e paligjshme të bixhozit të Artan Grubit

❌ Soravia dhe pasurimi i familjes së Ali Ahmetit

❌Migrimi i mbi 300 mijë shqiptarëve.