Dyshimet për përfitime të paligjshme dhe dëmtim të buxhetit, Muja: Izedin Bytyçi nuk është kuadër i joni

Prokuroria Speciale gjatë kësaj jave kishte zbritur në Ministrinë e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në faljen e borxheve të ujit. Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se Izedin Bytyçin, një nga të shoqëruarit në polici nuk e njeh –

tetor 10, 2024 - 09:00
 0  11
Dyshimet për përfitime të paligjshme dhe dëmtim të buxhetit, Muja: Izedin Bytyçi nuk është kuadër i joni
dyshimet-per-perfitime-te-paligjshme-dhe-demtim-te-buxhetit,-muja:-izedin-bytyci-nuk-eshte-kuader-i-joni

dyshimet-per-perfitime-te-paligjshme-dhe-demtim-te-buxhetit,-muja:-izedin-bytyci-nuk-eshte-kuader-i-joni

Prokuroria Speciale gjatë kësaj jave kishte zbritur në Ministrinë e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në faljen e borxheve të ujit.

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se Izedin Bytyçin, një nga të shoqëruarit në polici nuk e njeh – dhe nuk është kuadër i Vetëvendosjes.

“Unë u informova jde për Izedin Bytyqin, ç’është e vërteta unë nuk e njoh, nuk është kuadër i joni. Me shumë gjasë është kuadër që ne i kemi trashëgu. Nuk e di për çfarë është pretendimi”, ka thënë Muja.

Ndryshe, Muja ka thënë se raportet thonë që në Kosovë ka ulje të nivelit të korrupsionit, si në perceptim, ashtu edhe në ballafaqimet e qytetarëve.