Fetai: Lufta kundër korrupsionit – një prioritet kyç në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, The post Fetai: Lufta kundër korrupsionit – një prioritet kyç në rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 19, 2024 - 21:00
 0  6
Fetai: Lufta kundër korrupsionit – një prioritet kyç në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave.

Nënkryetari Fetai, potencoi se lufta kundër korrupsionit është top prioritet strategjik për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me fokus në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e tij në të gjitha nivelet.

Përmes këtij Udhëzuesi Qeveria synonë:

Forcimin e kapaciteteve institucionale për të identifikuar dhe adresuar rreziqet e korrupsionit; Krijimin e një model observatori për ndjekjen e rasteve të korrupsionit, bazuar në praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së; Ndërtimin e një qasjeje të unifikuar qeveritare dhe masa të standardizuara që forcojnë transparencën, integritetin dhe llogaridhënien.

Këto hapa janë thelbësorë për ta afruar Maqedoninë e Veriut me standardet e BE-së dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Falenderoj Qeverinë e Suedisë dhe UNOPS për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë proces transformues për të garantuar një të ardhme evropiane për vendin tonë, shprehet zv.kryeministri Arben Fetai. Flaka Media

The post Fetai: Lufta kundër korrupsionit – një prioritet kyç në rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .