Fetai në Prishtinë për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë: Përpara Kosovë!
Zv.kryeministri, Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar sonte në Prishtinë, nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. “Ishte nder dhe privilegj të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani dhe […]

Zv.kryeministri, Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar sonte në Prishtinë, nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.
“Ishte nder dhe privilegj të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Falë sakrificës së shumë gjeneratave dhe luftës heroike të UÇK-së, si dhe me mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë, Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në zhvillim ekonomik, demokratizim dhe forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj.
Sigurisht, sfidat mbeten dhe rruga përpara kërkon përkushtim dhe vendosmëri. Por Kosova ka dëshmuar se di të qëndrojë, të ecë përpara dhe të ndërtojë një të ardhme të ndritur për qytetarët e saj. E ardhmja është e ndritshme!
Përpara, Kosovë! Gëzuar Pavarësia!”, ka shkruar Fetai.