Despotovski përgënjeshtroi informatat se është arrestuar: Jam i qasshëm edhe për institucionet edhe për mediat

Ish drejtori i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZTIZH), Jovan Despotovski ka përgënjeshtuar pretendimet e publikuara në disa media se është arrestuar me urdhër të Policisë Financiare. Sipas tij, informacioni se ai është arrestuar nën dyshimin për përvetësim të dy milionë eurove është dezinformim i qëllimshëm i opinionit, transmeton Portalb.mk. “Aktualisht jam duke marrë të gjitha […]

dhjetor 28, 2024 - 20:00
 0  3
Despotovski përgënjeshtroi informatat se është arrestuar: Jam i qasshëm edhe për institucionet edhe për mediat
Jovan Despotovski Foto nga profili i tij në Facebook

Ish drejtori i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZTIZH), Jovan Despotovski ka përgënjeshtuar pretendimet e publikuara në disa media se është arrestuar me urdhër të Policisë Financiare. Sipas tij, informacioni se ai është arrestuar nën dyshimin për përvetësim të dy milionë eurove është dezinformim i qëllimshëm i opinionit, transmeton Portalb.mk.

“Aktualisht jam duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim. Unë me të vërtetë pres që mediat të kontrollojnë saktësinë e informacionit përpara se ta publikojnë atë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të dezinformatave. Disponueshmëria ime si për institucionet ashtu edhe për mediat është konfirmuar deri më tani në praktikë dhe do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen”, ka thënë Despotovski.

Ndërkaq, nga prokuroria kanë njoftuar se, po zhvillon procedurë paraprake kundër Despotovskit, pasi ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale – Keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare, të dënueshme sipas nenit 353 nga Kodi Penal.

“Prokurori publik kompetent sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për marrje të dokumentit të udhëtimit dhe detyrim për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë si masë kujdesi. Në lidhje me këtë lëndë ende janë duke u ndërmarrë veprime nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Drejtoria e Policisë Financiare. Për të mos dëmtuar procedurën, dy institucionet do të informojnë publikun në mënyrë të koordinuar kur të krijohen kushtet për të”, kanë thënë nga Prokuroria.