Fetai në takim te Kurti: Na bashkon një ideal që s’njeh kufij, as pengesa
Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Arben Fetai, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë. Në rrugën drejt kryeqytetit, delegacioni The post Fetai në takim te Kurti: Na bashkon një ideal që s’njeh kufij, as pengesa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Arben Fetai, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.
Në rrugën drejt kryeqytetit, delegacioni përshkoi autostradën “Arbën Xhaferi”, simbol i lidhjes shpirtërore dhe kombëtare ndërmjet shqiptarëve.
“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare. Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa”, ka shkruar Fetai.
Gjatë takimit u theksua vizioni i përbashkët për progres dhe zhvillim. Flaka Media
The post Fetai në takim te Kurti: Na bashkon një ideal që s’njeh kufij, as pengesa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .