Fetai: “Pacientët” e BDI-së jetojnë me frikën se mund t’u hapen lëndë të reja!

Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas një statusi të ish ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, i cili duke aluduar deklaratën e Fetait se ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Gruevski, ka shkruar se sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të […]

Mars 25, 2025 - 01:00
 0  4
Fetai: “Pacientët” e BDI-së jetojnë me frikën se mund t’u hapen lëndë të reja!

Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas një statusi të ish ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, i cili duke aluduar deklaratën e Fetait se ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Gruevski, ka shkruar se sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm.

“E kemi thënë gjithmonë – BDI në opozitë bie si një kullë prej letre. Dhe pikërisht kjo po ndodh.

Njëri arratiset si Gruevski.

Tjetri bëhet banor i Shutkës.

Të tjerët pacientë, sado që mund të kenë mbyllur ndonjë lëndë sa ishin në pushtet, tani jetojnë me frikën se mos u hapet një tjetër”, ka shkruar Fetai.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shkruar se në këtë rast si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit janë të mendimit se ndaj Bekteshit po bëhet padrejtësi.

“Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet.

Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët.

Dikur, në politikë, kishte një minimum dinjiteti – sot, disa po tregojnë se nuk kanë as atë.

Sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm.

Kjo është e njëjta logjikë absurde sikur të akuzosh një kirurg pse ka operuar dikë që nuk pëlqehet nga të tjerët”, ka shkruar Osmani.