Fetai-Radukov: RMV-ja duhet ta kap hapin me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar sot ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Zhelyazko Radukov. “Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Bullgarisë, Zhelyazko Radukov, me të cilin u pajtuam për rëndësinë The post Fetai-Radukov: RMV-ja duhet ta kap hapin me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar sot ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Zhelyazko Radukov.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Bullgarisë, Zhelyazko Radukov, me të cilin u pajtuam për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe të hapur, i cili krijon ura bashkëpunimi dhe është në interes të ndërsjellë, si fqinjë dhe partnerë strategjik në NATO”, ka shkruar Fetai.
Diplomatin bullgar, Fetai e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë.
“Shpreha përkushtimin e palëkundur për vendosjen e shtetit të drejtës dhe për luftimin e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit, si parakushte për procesin integrues dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Fetai.
Ai ka theksuar rëndësinë e hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke shtuar se duhet të shfrytëzohet momentumi historik në politikën e zgjerimit te BE-së dhe se Maqedonia e Veriut duhet të përparojë në rrugën e integrimit duke zënë hapin me Shqipërinë.
“Me Ambasadorin, u pajtuam se Korridori VIII, si korridor i sigurisë së NATO-s, ka rëndësi strategjike dhe ekonomike për të dyja vendet dhe për rajonin. Përfundimi i këtij projekti është prioritet për Qeverinë dhe do të bëhen përpjekje maksimale për të përshpejtuar realizimin e tij”, ka shkruar Fetai.
The post Fetai-Radukov: RMV-ja duhet ta kap hapin me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .