Është arrestuar i dyshuari për tentim-vrasjen në Çair që së fundmi u fal nga presidentja Siljanovska

Sot në Shkup, policët nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria A.R. (29) nga fshati Haraçinë në lidhje me një ngjarje penale juridike të ndodhur më 14.10.2024 në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është lënduar E.A. (35) nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe ekspertizave të përgatitura nga […]

tetor 24, 2024 - 18:00
 0  7
Është arrestuar i dyshuari për tentim-vrasjen në Çair që së fundmi u fal nga presidentja Siljanovska
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në Shkup, policët nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria A.R. (29) nga fshati Haraçinë në lidhje me një ngjarje penale juridike të ndodhur më 14.10.2024 në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është lënduar E.A. (35) nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe ekspertizave të përgatitura nga Departamenti për hetime forenzike në MPB, është konstatuar se autori i krimit është A.R. dhe nga Njësiti për krime të dhunshme në SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, sot pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal kundër A.R. për veprën penale “vrasje”, parashikuar dhe dënohet nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të KP të RMV-së.

Akif Ravmanoski, anëtari i klanit të drogës Baron i falur nga presidentja, sapo bëri hapin e parë drejt lirisë dhe u vu sërish në pranga. Ai ka dalë nga Idrizovë me dokumentin se është falur nga presidentja për dënimin me armë, por tani kërcënohet me kthim pas hekurave në Shutkë sepse prokuroria kërkon masën e paraburgimit për shkak të hetimeve për tentim vrasje. Dyshohet se 10 ditë më parë në Çair ka qëlluar në këmbë të afërmin e, siç bën me dije Telma, Ismail Rogaçit, i cili kërkohet me urdhër ndërkombëtar, i cili është pjesë e klanit Gërçec. Në atë kohë i dënuari Ravmanovski doli nga burgu me leje pune. Krahas këtij krimi ai dyshohet edhe për pjesëmarrje në përleshje.

Kujtojmë se një ditë pas ngjarjes, SPB Shkupi njoftoi poashtu se ka arrestuar katër persona, në mesin e të cilëve ishte edhe A.R, si dhe L.A. (32) dhe I.T. (30) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në INP Idrizovë, të cilët më datë 14.10.2024, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë shfrytëzuar daljen nga burgu i Idrizovës, në bazë të angazhimit në punë.

Dhjetë ditë para këtij rasti, pati një tjetër të shtënë dhe sulm të armatosur në Çair.

Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.

Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.

Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.

Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.

Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.

Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.

Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.