Fetai: Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave
Zv.kryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se Qeveria ka shpallur 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait. Vendime të rëndësishme pas tragjedisë së Koçanit Në mbledhjen e Qeverisë mbajtur sot në ora 16:00, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, morëm tre vendime: – […]

Zv.kryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se Qeveria ka shpallur 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.
Vendime të rëndësishme pas tragjedisë së Koçanit
Në mbledhjen e Qeverisë mbajtur sot në ora 16:00, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, morëm tre vendime:
– Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet
e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.
Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi.