Fetai: UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së. “Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.     Komitët, padyshim, përbëjnë […]

dhjetor 2, 2024 - 22:00
 0  7
Fetai: UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.

 

 

Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase.

Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, shkroi Fetai.