Filloi debati për ribalancin për Buxhetin, opozita paralajmëroi se nuk do ta mbështesë, FE u largua nga salla

Ka filluar debati treditor për rebalancimin e Buxhetit. Ministrja e Financave, Gordana Koçoska Dimitrieska tha se korrigjimi i thesarit të shtetit duhet të sigurojë likuiditet për sigurimin e rregullt të mjeteve për paga, si dhe për përmbushjen e të gjitha obligimeve deri në fund të vitit. Opozita ka njoftuar se nuk do të mbështesë rebalancin. […] The post Filloi debati për ribalancin për Buxhetin, opozita paralajmëroi se nuk do ta mbështesë, FE u largua nga salla appeared first on InfoShqip.com.

gusht 12, 2024 - 23:00
 0  5
Filloi debati për ribalancin për Buxhetin, opozita paralajmëroi se nuk do ta mbështesë, FE u largua nga salla

Ka filluar debati treditor për rebalancimin e Buxhetit. Ministrja e Financave, Gordana Koçoska Dimitrieska tha se korrigjimi i thesarit të shtetit duhet të sigurojë likuiditet për sigurimin e rregullt të mjeteve për paga, si dhe për përmbushjen e të gjitha obligimeve deri në fund të vitit. Opozita ka njoftuar se nuk do të mbështesë rebalancin. Për LSDM-në është katastrofë dhe është në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë, ndërsa Fronti Evropian e lëshoi sallën.

“Borxhi i shtetit në fund të vitit do të arrijë në 57.1% të BPV-së dhe ai publik në 66.3%. Niveli i ri i deficitit buxhetor, duke marrë parasysh projeksionet fiskale me këtë rebalanc, imponon nevojën e konsolidimit të kahut të shpenzimeve dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse për të forcuar disiplinën fiskale dhe përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të sektorit publik”, tha Gordana Koçidka Dimitrieska – ministre e Financave.

“Sipas rebalancimit të Buxhetit dhe supozimeve në të, deficiti buxhetor është rritur për 11 miliardë e 156 milionë denarë, ose deficiti tani arrin në 4,9% nga BPV-ja e planifikuar. Kjo do të thotë se deficiti, i cili ishte 33,5 miliardë denarë, tani do të jetë 43,7 miliardë denarë, që automatikisht do të thotë rritje e borxhit publik të shtetit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski nga LSDM.

The post Filloi debati për ribalancin për Buxhetin, opozita paralajmëroi se nuk do ta mbështesë, FE u largua nga salla appeared first on InfoShqip.com.