Ahmeti: Do të përdorim të gjitha mekanizmat në mbrojtje të legjitimetit të fituar
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, sot nga selia në Reçicë të Vogël tha se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të mbrojtur legjitimitetin e fituar të Frontit Evropian, pas konstituimi të djeshëm të përbërjes së re ë Parlamentit dhe u zgjodh kryetari i saj Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk. “Po nisim rrugëtimin për të mos […]
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, sot nga selia në Reçicë të Vogël tha se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të mbrojtur legjitimitetin e fituar të Frontit Evropian, pas konstituimi të djeshëm të përbërjes së re ë Parlamentit dhe u zgjodh kryetari i saj Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk.
“Po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim dhe ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.
Ai tha se tashmë nuk bëhet pyetje për pushtet, por për atë se nuk po respektohet vullneti i popullit. Ai shtroi pyetjen se pse shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë nuk duhet të organizohen në parti politike nëse fituesi nuk hyn në qeveri.
“Fronti Evropian dhe opozita shqiptare nënshkruan deklaratë për mos-hyrje në partneritet pa ndryshimet kushtetuese. Përkundër të gjitha argumenteve, numrave dhe rezultateve, humbësit e zgjedhjeve pa legjitimitetin e sovranit u nënshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, legjitimitetin, Marrëveshjen e Ohrit. Pse këto komunitete duhet të organizohen në parti politike dhe ta kërkojnë legjitimitetin nëse për ato vendos partia më e madhe maqedonase”, deklaroi Ahmeti.
Konferenca e shtypit e Ahmetit vjen në kontekst të publikimit të marrëveshjes mes VMRO-DPMNE, koalicionit “VLEN” dhe Lëvizjes ZNAM për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Ahmetit sot i ishin bashkuar edhe partnerët tjerë nga Fronti Evropian.
Ai dje në seancën konstituive refuzoi të komentojë pozicionet e Frontit Evropian pasi që ata mbetën në opozitë.
Deputetët nga Fronti Evropian nuk votuan për verifikimin e mandateve dhe e braktisën sallën para zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit.