Filloi ndërtimi i pishinës në Komunën e Çairit
Në komunën e Çairit sot filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur shkollore. Ndërtimi i pishinës do të kushtojë rreth 600.000 euro. Pishina shtrihet në sipërfaqe prej 620 metrave katrorë dhe është në themele të armuara nga betoni, fasadë nga çeliku dhe çati. Thellësia e pishinës do të jetë nga 80 centimetra deri 1,30 metra. Pishina […]
Në komunën e Çairit sot filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur shkollore. Ndërtimi i pishinës do të kushtojë rreth 600.000 euro.
Pishina shtrihet në sipërfaqe prej 620 metrave katrorë dhe është në themele të armuara nga betoni, fasadë nga çeliku dhe çati. Thellësia e pishinës do të jetë nga 80 centimetra deri 1,30 metra.
Pishina shkollore në Çair do të mund të shfrytëzohet në kushte të verës dhe të dimrit dhe do të jetë me standarde më bashkëkohore.
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se edhe pse me kompaninë kanë marrëveshje që ta përfundojnë për një vit e gjysëm, ai pret që të jetë gati deri në nëntor.
“Sot edhe unë jam i lumtur, por edhe të gjithë profesorët e edukatës fizike dhe sportit që janë këtu, pasi nxënësit tanë do të kenë mundësi të kenë pishinë shkollore dhe do të ketë kushte që fëmijët t’i mësojmë not. Kjo pishinë nuk do të jetë në funksion vetëm të nxënësve. Jashtë orarit të shkollës, pishina do të jetë në funksion për klubet e notit që janë në funksion në këtë moment, por nuk mund të bëjnë veprimtarinë”, tha Ganiu.