Filloi shënimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës së RMV-së

Në të gjitha kazermat, përkujtimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës, nisi me nderim për pjesëtarët e rënë dhe vendosjen e kurora lulesh mbi monumentet. Me atë rast delegacionet e Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, kabinetit presidencial vendosën lule mbi varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov dhe gjeneralit Mihailo Apostolski në varrezat e qytetit […]

gusht 16, 2024 - 15:01
 0  5
Filloi shënimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës së RMV-së
Shënimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës së RMV-së. Foto: Ministria për Transformim Digjital

Në të gjitha kazermat, përkujtimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës, nisi me nderim për pjesëtarët e rënë dhe vendosjen e kurora lulesh mbi monumentet. Me atë rast delegacionet e Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, kabinetit presidencial vendosën lule mbi varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov dhe gjeneralit Mihailo Apostolski në varrezat e qytetit Butel në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë edhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekoli Shaqiri, vendosën lule të freskëta në varrezat të e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Kligorov dhe komandantit gjeneral Mihajlo Apostolski.

Ceremonia qendrore për Ditën e Ushtrisë dhe 32 vjetorin e formimit të saj do të mbahet të dielën në Ohër.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.