FMN-ja projekton rritje shumë të ulët dhe inflacion 3.4%, thonë nga LSDM!

Opozitarja LSDM ka kritikuar Qeverinë për paaftësi dhe papërgjegjshmëri për politikat ekonomike dhe standardin e jetës. Pasi përmendi rritjen e shportës së konsumit për 836 denarë, rritjen e çmimeve, pagat The post FMN-ja projekton rritje shumë të ulët dhe inflacion 3.4%, thonë nga LSDM! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 24, 2025 - 06:00
 0  5
FMN-ja projekton rritje shumë të ulët dhe inflacion 3.4%, thonë nga LSDM!

Opozitarja LSDM ka kritikuar Qeverinë për paaftësi dhe papërgjegjshmëri për politikat ekonomike dhe standardin e jetës. Pasi përmendi rritjen e shportës së konsumit për 836 denarë, rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe përqindjen e ulët të realizmit të investimeve kapitale, zëdhënësja socialdemokrate Bogdanka Kuzevska u ndal edhe tek parashikimi i FMN-së, për të cilin tha se në krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia qëndron në fund të listës, para Bosnjë dhe Hercegovinës.

“S’ka investime, s’ka rritje, s’ka vizion. Këtë e konfirmon edhe projeksioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Maqedonia është ndër vendet me rritje ekonomike më të ulët në të gjithë rajonin. Vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën ka një projeksion më të ulët. Për këtë vit FMN-ja parashikon rritje të PBB-së prej 3.2 për qind dhe inflacionit 3.4 për qind. Kjo do të thotë se rritja reale ekonomike do të jetë pothuajse zero dhe është një tregues i qartë se jeta do të përkeqësohet. Me rroga qytetarët blejnë gjithnjë e më pak, jeta është më e shtrenjtë, produktiviteti është në stagnim – dhe këtë Qeveria po e shet si sukses”, tha Kuzevska.

The post FMN-ja projekton rritje shumë të ulët dhe inflacion 3.4%, thonë nga LSDM! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .