Për tre muaj në Maqedoni janë blerë 2.115 banesa në vlerë të 128 milionë eurove, dhe 644 shtëpi në vlerë të 40 milionë eurove

Në periudhën korrik-shtator këtë vit, në bazën e Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 7,491 transaksione, prej të cilave 5.525 shitblerje të pasurive të paluajtshme dhe 1.966 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme. Numri i shitblerjeve të regjistruara në Regjistër në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të […]

dhjetor 3, 2024 - 16:00
 0  3
Për tre muaj në Maqedoni janë blerë 2.115 banesa në vlerë të 128 milionë eurove, dhe 644 shtëpi në vlerë të 40 milionë eurove

Në periudhën korrik-shtator këtë vit, në bazën e Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 7,491 transaksione, prej të cilave 5.525 shitblerje të pasurive të paluajtshme dhe 1.966 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme.

Numri i shitblerjeve të regjistruara në Regjistër në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa numri i qirave është ulur për pesë për qind, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.

Shitjet e regjistruara kapin vlerën 237 milionë euro, nga të cilat 2.115 banesa me vlerë prej 128 milionë euro, 644 shtëpi (40 milionë euro), 189 lokale afariste (25 milionë euro). Gjithashtu edhe 1.651 shitblerje të tokës bujqësore, 15 milionë euro, 630 tokë ndërtimore, 18 milionë euro, 178 garazhe, me vlerë totale prej dy milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.

Në shitjet e banesave në tremujorin e tretë ka pasur rritje krahasuar me të dytin, kur ishin 1.697 në vlerën 102 milionë euro.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024, më së shumti shitje janë regjistruar në shtator, gjithsej 1,923, ndërsa më pak shitje janë regjistruar në gusht, 1,748.

Sipas Regjistrit të AKP-së, në tremujorin e tretë më së shumti qira janë regjistruar në shtator, 737, ndërsa më pak, 581, janë regjistruar në gusht. Janë regjistruar 743 qira të banesave, 689 parcela shtetërore, 259 shtëpi, 174 tokë bujqësore, 46 objekte industriale, 28 tokë ndërtimore, 17 qira të garazheve…

Qiratë e regjistruara kapin vlerën e 797 mijë eurove.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në muajin shtator janë dhënë 296 leje ndërtimi, me 9.2 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 146 (49.3 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 755 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 67,372 metra katrorë.