Foshnjat e reja në Hollywood: Të famshmit që patën fëmijë në vitin 2024

Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it mirëpritën foshnjat në vitin 2024. Disa janë mburrur me postimet në rrjetet e tyre sociale, e disa janë kapur nga paparacët. Këtu është një listë e disa yjeve të Hollywood-it që mirëpritën një fëmijë të ri këtë vit. Cardi B dhe Offset Këngëtarja, Cardi B, mirëpriti fëmijën […]

shtator 30, 2024 - 11:00
 0  4
Foshnjat e reja në Hollywood: Të famshmit që patën fëmijë në vitin 2024

Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it mirëpritën foshnjat në vitin 2024.

Disa janë mburrur me postimet në rrjetet e tyre sociale, e disa janë kapur nga paparacët.

Këtu është një listë e disa yjeve të Hollywood-it që mirëpritën një fëmijë të ri këtë vit.

Cardi B dhe Offset
Këngëtarja, Cardi B, mirëpriti fëmijën e saj të tretë me Offset më 7 shtator. “Gjëja e vogël më e bukur. 07/09/2024”, ka shkruar ajo krahas një sërë fotografish, teksa mban vajzën e saj të vogël në shtratin e spitalit.

 

Lea Michele dhe Zandy Reich
Aktorja dhe ylli i “Glee” Lea Michele njoftoi ardhjen e fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Zandy Reich më 25 gusht.
Çifti, i cili u martua në mars 2019, ka edhe një djalë, Ever, i cili lindi në gusht 2020.

Justin dhe Hailey Bieber
Justin Bieber njoftoi më 23 gusht se gruaja e tij Hailey solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Këngëtarja ka ndarë lajmin emocionues në Instagram, duke postuar një fotografi të këmbës së vogël të fëmijës së tyre.
Fëmija i tyre quhet Jack Blues Bieber.

 

Vanessa Morgan dhe James Karnik
Aktorja e Riverdale Vanessa Morgan zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj James Karnik mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 1 gusht.

Wiz Khalifa dhe Aimee Aguilar
Reperi, Wiz Khalifa, dhe e dashura e tij Aimee Aguilar mirëpritën një vajzë të quajtur Kaydence më 17 korrik. “Kam lindur saktësisht një javë më parë” zbuloi Aguilar në një video të TikTok më 24 korrik.
Reperi bëri të ditur se janë në pritje të një fëmije në ditën e baballarëve, 16 qershor. “Fëmija po vjen”, njoftoi ai në atë kohë. Khalifa ka gjithashtu një djalë, Sebastian, me ish-bashkëshorten Amber Rose.

Neymar
Ylli brazilian i futbollit, Neymar, mirëpriti vajzën e tij të dytë, Helena, më 3 korrik. Ai e ndau lajmin emocionues përmes Instagramit më 20 korrik, duke postuar disa fotografi të foshnjës së tij, duke përfshirë një me djalin e tij 12-vjeçar Davi Lucca duke e përqafuar atë.

Foto: Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker
Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker u fotografuan duke dalë nga një spital në Santa Monica, Kaliforni, me fëmijën e tyre të parë më 3 korrik, që ndodh të jetë edhe ditëlindja e Tucker.
Në fotografi, Hudgens shihet e ulur në një karrige me rrota, duke mbajtur fëmijën në krahë.

Trisha Paytas dhe Moses Hacmon
Youtuberja, Trisha Paytas, dhe bashkëshorti i saj Moses Hacmon mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Elvis.

Sensacioni i internetit lindi më 24 maj. “Krenare të njoftoj ardhjen e sigurt dhe të lumtur të vajzës sonë të çmuar Elvis Paytas-Hacmon”, ka shkruar ajo krahas një sërë fotografish. Elvis iu bashkua motrës më të madhe Malibu Barbie.

Sofia Richie dhe Elliot Grainge
Sofia Richie dhe Elliot Grainge mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 20 maj. “Eloise Samantha Grainge. 20/05/2024 dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar modelja në Instagram krahas fotografis bardh e zi të këmbëve të vogëlushes.

Hilary Duff

Hilary Duff dhe Matthew Koma
Hilary Duff mirëpriti fëmijën e saj të katërt më 3 maj, i treti me bashkëshortin Matthew Koma. Ajo solli në jetë një vajzë të quajtur Townes Meadow Bair në shtëpi. “Për muaj të tërë ëndërroja të të mbaja në krahë dhe 5 ditët e fundit kur të njoha, të të shikoja dhe të të nuhasja ishin momente të pastra magjie”, ka shkruar ajo. “Të gjithë të duam sikur ke qenë këtu përgjithmonë, bukuroshe”, shtoi ajo.

Jessica Ledon dhe David Guetta
DJ i famshëm, David Guetta, njoftoi lindjen e fëmijës së tij të parë me të dashurën Jessica Ledon, djalin e quajtur Cyan, në muajin mars. “Dashuria është në ajër”, ka shkruar ai në postimin në Instagram.

 

Maluma dhe Susana Gomez
Maluma zbuloi se ai mirëpriti fëmijën e tij të parë me të dashurën Susana Gomez më 9 mars. “Dashuria e jetës sonë, Paris Londono Gomez, lindi”, ka shkruar ai krahas një fotografie të një dore të vogël.