Fotografija e Radevit dhe Siljanovska Davkovës, MPJ-ja thërret ambasadorin bullgar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do ta thërrasë ambasadorin bullgar në shtet, Zheljasko Radukov, për fotografimin  para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radevit dhe Gordana Siljanovskës në takimin e ditëve më arë në Sofje. “Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditës së hënë në Ministrinë e […]

shtator 16, 2024 - 11:00
 0  9
Fotografija e Radevit dhe Siljanovska Davkovës,  MPJ-ja thërret ambasadorin bullgar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do ta thërrasë ambasadorin bullgar në shtet, Zheljasko Radukov, për fotografimin  para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radevit dhe Gordana Siljanovskës në takimin e ditëve më arë në Sofje.

“Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditës së hënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në bisedë do të thirret  ambasadori i Republikës së Bullgarisë, deklaruan nga MPJ-ja.

Nga Kabineti i presidentes Siljanovska – Davkova gjithashtu paralajmëruan se do të kërkojnë shpjegim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit të Bullgarisë, por, siç theksojnë nga atje, një veprim dhe akt i tillë nuk ishte paraparë, dakorduar.

“Ajo që i hodhi hije ngjarjes ishte devijimi nga protokolli i rënë dakord për takimin, sipas të cilit nuk duhej të ketë fotografi brenda hapësirës së mbyllur. Por, për fat të keq, para fillimit të takimit tet-a-tet, presidenti Radev e ftoi presidenten të bëjnë një fotografi të përbashkët para flamurit bullgar, ndonëse një lëvizje dhe akt i tillë nuk ishte paraparë apo dakorduar. Duam të besojmë se bëhet fjalë për një mosvënie re protokollare, e jo për një procedurë dhe devijim të qëllimshëm nga e dakorduara dhe se do të kërkojmë shpjegim nga pala bullgare”, thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentes Siljanovska Davkova.