Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Policia franceze ka bastisur gjatë fundjavës që lamë pas selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris, si pjesë e një hetimi mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës. Sipas kreut të partisë Jordan Bardella, oficerët e policisë financiare sekuestruan dokumente, e-mail-e dhe të dhëna kontabël që lidhen me zgjedhjet e fundit rajonale, presidenciale, parlamentare […]

Korrik 9, 2025 - 19:00
 0
Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Policia franceze ka bastisur gjatë fundjavës që lamë pas selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris, si pjesë e një hetimi mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës.

Sipas kreut të partisë Jordan Bardella, oficerët e policisë financiare sekuestruan dokumente, e-mail-e dhe të dhëna kontabël që lidhen me zgjedhjet e fundit rajonale, presidenciale, parlamentare dhe evropiane.

Zyra e prokurorisë së Parisit tha se hetimi filloi në korrik 2024 dhe po shqyrton nëse fushatat e viteve 2022 dhe 2024 u financuan përmes kredive të paligjshme nga individë privatë apo nëse u paraqitën fatura të fryra ose të falsifikuara për rimbursimin e shpenzimeve zgjedhore nga shteti.

Kontrolle u kryen gjithashtu në shtëpitë dhe zyrat e biznesmenëve të lidhur me rastin.

Në të njëjtën kohë, prokurorët financiarë evropianë njoftuan një hetim të veçantë mbi keqpërdorimin e mundshëm të 4.3 milionë eurove nga ish-grupi Identitet dhe Demokraci në Parlamentin Evropian, në të cilin mori pjesë RN.

Sipas raporteve evropiane, një pjesë e parave dyshohet se u drejtua për kompani të lidhura me një ish-këshilltar të partisë. Grupi ID tani është shpërbërë dhe është zëvendësuar nga grupi i ri Patriotët për Evropën.