Shaqir Totaj: Fillon renovimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjet në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet për renovimin e rrugës që lidh fshatrat Reçan, Lubinje e Epërme dhe Lubinje e Poshtme, me gjatësi prej 8 km. Projekti po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në fillim të rrugës, nga

tetor 7, 2025 - 17:30
 0
Shaqir Totaj: Fillon renovimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjet në Prizren
Shaqir Totaj: Fillon renovimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjet në Prizren

Shaqir Totaj: Fillon renovimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjet në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet për renovimin e rrugës që lidh fshatrat Reçan, Lubinje e Epërme dhe Lubinje e Poshtme, me gjatësi prej 8 km. Projekti po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në fillim të rrugës, nga ana e Reçanit, do të ndërtohet një urë e re, e cila pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të zonës së Zhupës, duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime, arsim dhe treg, si dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal.