Fundjavë e zgjatur, në pikën kuftare Bogorodicë pritet deri në dy orë

Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë sërish ka radhë veturash. Fundjava e zgjatur e pushimeve, e cila fillon nesër, ka shtuar frekuencën e hyrjeve në Maqedoni nga Serbia dhe daljet nga Maqedonia drejt pikave turistike në Greqi. Në mëngjes në Bogorodicë, pritja për hyrje në Greqi mund të jetë deri në dy orë, transmeton Portalb.mk. […]

gusht 1, 2024 - 13:30
 0  9
Fundjavë e zgjatur, në pikën kuftare Bogorodicë pritet deri në dy orë
Kolonë automjetesh në VK Bogorodicë, Foto: Printscreen nga video-kamera

Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë sërish ka radhë veturash. Fundjava e zgjatur e pushimeve, e cila fillon nesër, ka shtuar frekuencën e hyrjeve në Maqedoni nga Serbia dhe daljet nga Maqedonia drejt pikave turistike në Greqi. Në mëngjes në Bogorodicë, pritja për hyrje në Greqi mund të jetë deri në dy orë, transmeton Portalb.mk.

Në pikat e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.