Fundjavë e zgjatur, Shkupi me rrugë gjysmë të zbrazura
Sot në Shkup është qetë. Sikur të jemi në kulmin e sezonit veror, kur të gjithë janë në pushime. Qarkullimi në trafik është shumë i ulët. “Shkup, e hënë, pikërisht mesditë. Një prej udhëkryqëve më frekuent pa trafik, përkatësisht me trafik minimal. Siç do të thonin njerëzit në rrejtet sociale, shkupjanët shkuan në shtëpi”, raporton […]
Sot në Shkup është qetë. Sikur të jemi në kulmin e sezonit veror, kur të gjithë janë në pushime. Qarkullimi në trafik është shumë i ulët.
“Shkup, e hënë, pikërisht mesditë. Një prej udhëkryqëve më frekuent pa trafik, përkatësisht me trafik minimal. Siç do të thonin njerëzit në rrejtet sociale, shkupjanët shkuan në shtëpi”, raporton Goran Temenugov, gazetar i TV21.
Por ata që kanë mbetur në qytet, kanë mendime të ndara nëse është më bukur kur ka kaos apo kështu, kur është shumë më qetë.
-Si ju pëlqen Shkupi, kështu gjysmë i zbrazët? Nuk është askush?!
Mirë është. Njerëzit kanë para dhe kanë dalë për të shëtitur.
-Shumë!
-Nuk është bukur. Pse? Jemi mësuar që çdoherë të jetë kaos, të ketë njerëz, kështu diçka.
-Më bukur është.
-Tani janë edhe në plazh. Edhe pse nuk mund të lahen, të gjithë janë poshtë Maqedonisë.
-Është e vështirë. Është e vështirë, asesi. Nuk ka njerëz, nuk ka, nuk shetiten, asgjë nuk punon.
-Ka njerëz, vijnë edhe nga vendet tjera, jo vetëm nga këtu, nga Shkupi.
Ka edhe shkupjanë, nuk janë të gjithë në pushim.
Por edhe pse Shkupi është gjysmë i zbrazur, një pjesë e bashkëqytetarëve tanë, edhe ditën e sotme e shfrytëzuan për të fituar para.
-Diçka do të përfitoj. Në shtëpi nuk fiton asgjë. Vetëm duhet paguar faturat, ushqim, ajo – kjo.
-Maten, maten, po. Ka njerëz, shikojnë u vjen keq dhe dëshirojnë të maten.
-Kjo është arka e nipit. Unë kam pensionin 14800 denarë me rritjen e re, 3800 ia jap nipit, pjesa tjetër për mua. Dhe të mos qëndroj në shtëpi…
Nga MPB thonë se në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë në periudhën prej 06.12.2024 nga ora 08:00 deri më sot 08:00 në Maqedoni kanë hyrë 14 382 shtetas maqedonas, ndërsa kanë dalë 26 195 qytetarë të Maqedonisë.
“Nga ana e MPB-së po ndërmerren të gjitha masat dhe në funksion janë vendosur të gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve, kuptohet me zbatimin e kontrolleve të patjetërsueshme kufitare”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.
Të dhënat e MPB-së tregojnë se pjesa më e madhe e Shkupjanëve ose janë në shtëpi ose diku në territorin e shtetit.