Futbollistët e ftuar të Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e radhës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet kundër Ishujve Faroe, ndërsa e dyta kundër Armenisë, transmeton Portalb.mk. Më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë kundër ishujve Faroe duke filluar prej orës 15:00, ndërsa […]

shtator 2, 2024 - 21:00
 0  6
Futbollistët e ftuar të Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e radhës
Stadiumi i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet kundër Ishujve Faroe, ndërsa e dyta kundër Armenisë, transmeton Portalb.mk.

Më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë kundër ishujve Faroe duke filluar prej orës 15:00, ndërsa më 10 shtator në Shkup do të luhet ndeshja kundër Armenisë, duke filluar prej orës 20:45.

Në dy ndeshjet e radhës, përzgjedhësi Bllagoja Milevski do të ketë në gatishmëri 26 lojtarë: Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor ALEKSOVSKI; Visar MUSLIU, Nikola SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgjan ALIOSKI, Bojan DIMOVSKI, Ahmed ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI, Gjoko ZAJKOV, Darko VELKOVSKI; Enis BARDHI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, Tihomir KOSTADINOV, Elif ELMAS, Isnik ALIMI, David BABUNSKI; Bojan MIOVSKI, Milan RISTOVSKI, Darko ÇURLINOV, Aleksandar TRAJKOVSKI, Lirim QAMILI, Dimitar MITROVSKI dhe Kristian TRAPANOVSKI.