Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçani

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, është në mesin e të lënduarve në tragjedinë e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan. Sipas informacioneve, ai ndodhet në spital me djegie, por është jashtë rrezikut për jetën. Disa orë më parë, familja e tij përmes rrjeteve sociale ishte duke kërkuar të dinte se ku ndodhej, […] The post Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçani appeared first on InfoShqip.com.

Mars 16, 2025 - 13:00
 0  4
Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçani

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, është në mesin e të lënduarve në tragjedinë e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan.

Sipas informacioneve, ai ndodhet në spital me djegie, por është jashtë rrezikut për jetën. Disa orë më parë, familja e tij përmes rrjeteve sociale ishte duke kërkuar të dinte se ku ndodhej, pasi nuk kishte informacione për gjendjen e tij. Kërkimi përfundoi me fat, por është e qartë se Lazarovin e pret një periudhë shërimi nga lëndimet.

Lazarov ka lindur pikërisht në Koçan, është 25 vjeç dhe është ish-anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar një paraqitje.

Te Shkupi u bashkua para fillimit të këtij sezoni dhe deri tani ka shënuar tetë paraqitje në Ligën e Parë.

The post Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçani appeared first on InfoShqip.com.