Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste. Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë. “M’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit. “Kthehu

Prill 3, 2026 - 19:30
Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore
ganimete-musliu-ia-kap-mikrofonin-albin-kurtit,-nuk-e-lejon-ta-vazhdoje-fjalen-ne-foltore

ganimete-musliu-ia-kap-mikrofonin-albin-kurtit,-nuk-e-lejon-ta-vazhdoje-fjalen-ne-foltore

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste.

Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë.

“M’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit.

“Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”.

“Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”.