GAP: Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike

Sot, Instituti GAP publikoi raportin e titulluar “Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike”. Ky raport, sipas GAP-it, ofron një analizë të përdorimit të e-tregtisë nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë. Gjetjet janë bazuar në të dhëna

Mars 7, 2025 - 15:00
 0  6
GAP: Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike
gap:-fuqizimi-i-bizneseve-ne-pronesi-te-grave-dhe-pakicave-etnike-ne-kosove-permes-tregtise-elektronike

gap:-fuqizimi-i-bizneseve-ne-pronesi-te-grave-dhe-pakicave-etnike-ne-kosove-permes-tregtise-elektronike

Sot, Instituti GAP publikoi raportin e titulluar “Fuqizimi i bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë përmes tregtisë elektronike”.

Ky raport, sipas GAP-it, ofron një analizë të përdorimit të e-tregtisë nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë. Gjetjet janë bazuar në të dhëna të mbledhura përmes një ankete gjithëpërfshirëse me 757 biznese, si dhe informacione nga fokus grupe dhe intervista individuale të mbajtura me pronarë/e të këtyre bizneseve.

“Gjetjet tregojnë se 57% e bizneseve në pronësi të grave dhe 56% e bizneseve në pronësi të pakicave etnike në Kosovë kanë prezencë online. Megjithatë, jo të gjitha prej tyre e shfrytëzojnë këtë mundësi për tregti elektronike (e-tregti), me vetëm 28% të bizneseve në pronësi të grave dhe 49% të bizneseve në pronësi të pakicave etnike që përfshihen në shitje online. Platformat e rrjeteve sociale mbeten mjetet kryesore për promovim dhe ndërveprim me klientët”, thuhet në kumtesën e institutit.

“Shumica e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike të cilat përdorin tregtinë elektronike operojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Sa i përket gjenerimit të të ardhurave, gjetjet e anketës tregojnë se këto biznese gjenerojnë më pak se 25% të gjithsej të ardhurave të tyre përmes e-tregtisë. Megjithëse pjesëmarrja e tyre në e-tregti po rritet gjithnjë e më shumë, përfitimi përmes e-tregtisë mbetet relativisht i ulët”.

Raporti gjithashtu thekson se pandemia e COVID-19 ka përshpejtuar ndjeshëm përdorimin e e-tregtisë, me platforma të integruara që ndihmuan në përmirësimin prezencën dhe rritjen e shitjeve për një numër të konsiderueshëm biznesesh.

Raporti, po ashtu thekson nevojën e vazhdueshme për mbështetje në fusha të tilla si marketingu digjital, zhvillimi i faqeve të internetit dhe përmirësimi i aftësive për menaxhimin e rrjeteve sociale.

“Instituti GAP i bën thirrje institucioneve lokale dhe ndërkombëtare për të mbështetur këto biznese përmes programeve të personalizuara të trajnimeve, subvencioneve për shërbime profesionale marketingu dhe lehtësimin e partneriteteve me platforma të e-tregtisë. Këto masa do të ndihmojnë në fuqizimin ekonomik të bizneseve të grave dhe pakicave etnike, duke kontribuar në një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme në Kosovë”.