Gashi: Atë që Xhaferi s’e bëri për 7 vite në Kuvend me gjuhën shqipe, unë e bëra për 1 muaj!
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se për një muaj e ka zgjidhur problemet me njoftimet që i dërgonin shërbimet e Kuvendit vetëm në gjuhën maqedonase. Ai tha se në të kaluarën ka patur shumë kritika për atë se këto njoftime nuk janë dërguar edhe në gjuhën shqipe dhe […]
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se për një muaj e ka zgjidhur problemet me njoftimet që i dërgonin shërbimet e Kuvendit vetëm në gjuhën maqedonase. Ai tha se në të kaluarën ka patur shumë kritika për atë se këto njoftime nuk janë dërguar edhe në gjuhën shqipe dhe se një gjë e tillë nuk është rregulluar në 7 vitet e kaluara, ndonëse kryetari ishte shqiptar.
“Unë vetëm mund të ju them se, në Parlament ka pasur një kritikë se mesazhet apo njoftimet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe ajo ka qenë ashtu 7 vitet e kaluara derisa ka qenë kryetari i parlamentit shqiptar para mua dhe ne arritëm për një muaj ta rregullojmë atë çështje dhe sot të gjitha njoftimet deputetëve ju shkojnë në të dyja gjuhët. Pra, ne jemi të interesuar dhe po punojmë çdo ditë që ta avancojmë gjuhën shqipe në çdo nivel”, tha Gashi për gazetën LAJM.