Gashi pjesëmarrës në Samitin e Alumni-t të Ballkanit 2025
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e Alumni-t të Ballkanit 2025, një ngjarje kjo sipas tij, që bashkoi anëtarë nga shtatë vende të rajonit për të konfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit në garantimin e prosperitetit rajonal. “Në fjalën time të rastit, theksova se sfidat tona më të mëdha kërkojnë […]

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e Alumni-t të Ballkanit 2025, një ngjarje kjo sipas tij, që bashkoi anëtarë nga shtatë vende të rajonit për të konfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit në garantimin e prosperitetit rajonal.
“Në fjalën time të rastit, theksova se sfidat tona më të mëdha kërkojnë bashkëpunim të fortë dhe besim të ndërsjellë, dhe se fuqia e ndryshimit qëndron tek gjenerata e ardhshme e liderëve të rinjë që duan të ndërtojnë ura duke punuar së bashku, përtej kufijve dhe dallimeve.
Si Kryetar i Kuvendit dhe mbi të gjitha si një anëtarë krenar i këtij komuniteti frymëues, shpreha mbështetje të parezervë dhe vlerësova rolin e jashtëzakonshëm të MAAA dhe Ambasadës së SHBA-së në Shkup, që na mundësojnë këto takime, ku lindin ide dhe partneritete të reja”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.
