Gashi priti Shakirin, kryetar i shoqatës “Sos Vita”
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka pritur sot në Kuvend, Ertan Shakirin, kryetar i Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Sos Vita”, në Shkup. “Sot e prita në zyrën time simbolin e luftëtarit për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, mikun tim Ertan Shakiri, i cili është kryetar i Shoqatës […]
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka pritur sot në Kuvend, Ertan Shakirin, kryetar i Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Sos Vita”, në Shkup.
“Sot e prita në zyrën time simbolin e luftëtarit për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, mikun tim Ertan Shakiri, i cili është kryetar i Shoqatës “Sos Vita””.
Biseduam për mundësitë e avancimit të të drejtave të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë dhe në institucionet e vendit tonë”, ka shkruar Gashi.