Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria

Teksa të paktën 1 milion banorë të gazës po vuajnë nga uria dhe kequshqyerja, në një prej krizave humanitare më të mëdha të shkaktuara nga lufta që Izraeli po i bën Hamasit prej më shumë se dy vitesh, nuk mungojnë përpjekjet e OKB-së dhe vendeve të ndryshme për të ndihmuar sadopak dhe zbutur këtë skamje. […]

gusht 9, 2025 - 18:00
 0
Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria

Teksa të paktën 1 milion banorë të gazës po vuajnë nga uria dhe kequshqyerja, në një prej krizave humanitare më të mëdha të shkaktuara nga lufta që Izraeli po i bën Hamasit prej më shumë se dy vitesh, nuk mungojnë përpjekjet e OKB-së dhe vendeve të ndryshme për të ndihmuar sadopak dhe zbutur këtë skamje.

Mes tyre është edhe Italia. Pamjet nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë ushtrinë italiane duke u përgatitur për të hedhur ndihmë humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, e ndjekur nga fluturimi i avionëve C-130 të Forcave Ajrore dhe shpërndarja e ushqimit nga ajri.

Kjo është faza e dytë e iniciativës humanitare “Operacioni Shtegu i Solidaritetit”, një mision i Mbrojtjes Italiane për të krijuar një transport ajror midis Jordanisë dhe Rripit të Gazës.